Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të diskutuar lidhur me Afganistanin, pasi talebanët morën pushtetin

Sot në OKB, Federata Ruse bllokoi me Veto Rezolutën e propozuar nga Shqipëria e Amerika, lidhur me territoret e Ukrainës

Sot në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Federata Ruse  me Veton e saj bllokoi rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe Amerika, ku kërkohej dënimi i referendumeve të paligjshme në Ukrainë. Përmes rezolutës u bëhej thirrje të gjitha shteteve që të mos i njohin ndryshimet territoriale te bëra nga Kremlini dhe që Rusia të tërheqë trupat nga territoret ukrainase. Dhjetë vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, votuan pro, ndërsa Kina, Gaboni, India dhe Brazili abstenuan nga votimi. Ambasadorja  amerikane në OKB, Linda Thomas-Grinfield tha se votimi në vend të kësaj do të dërgohet në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh, ku nuk ka veto.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …