leoni

SBASHK

SBASHK-u është duke pritur që sot të procedohen pagat për muajin shtator për të gjithë mësimdhënësit

Sindikata e arsimit SBASHK është duke pritur që sot të procedohen pagat për muajin shtator për mësimdhënësit. Reshit Kushaj, nga SBASHK-u, ka thënë se udhëheqësit sindikalë janë duke u takuar me kryetarët e komunave, pasi siç tha ai komunat janë punëdhënëse të mësimdhënësve. “Udhëheqësit sindikalë janë duke u takuar me kryetarët e komunave që ata të zhvillojnë trysni, sepse punëdhënëse janë komunat dhe me siguri edhe ata do të bëjnë punën e tyre”, tha Kushaj. Ai konfirmoi se aktualisht nuk kanë asnjë kontakt me Qeverinë, ndërsa tha se në rast se nuk dalin pagat edhe sot, që është afati i fundit, në orën 20:00 do të mblidhen për të vendosur për hapat tutje. Megjithatë, nëse nuk dalin brenda ditës, ne çdo mbrëmje në orën 20:00 kemi takime dhe aty mund të vendosim çfarë të veprojmë më tutje”, saktësoi  Reshit Kushaj.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Vendimmarrja në Vetëvendosje është e centralizuar, Kurti i kërcënon ata që nuk i binden

Analisti politik, Visar Ymeri, ka deklaruar se procesi i vendimmarrjes në Lëvizjen Vetëvendosje është i …