Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori, Fitim Shala, pritën kampionin botëror në “Muay Thai”, Luan Rudaj

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori, Fitim Shala, pritën kampionin botëror në “Muay Thai”, Luan Rudaj

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori, Fitim Shala, pritën  kampionin botëror në “Muay Thai”, Luan Rudaj. Me këtë rast kryetari Kastrati, ka ndarë mirënjohje për kampion Rudaj, për suksesin e treguar në këtë sport. “Me shumë kënaqësi prita sot në takim bashkëvendësin tonë Luan Rudaj, sportistin e përmasave ndërkombëtare, kampionin e botës në sportin e Muay Thai (i njohur edhe si Thai Boxing). Luanit tonë nga fshati Rud, i lindur në Zvicër, pata kënaqësinë t’i ndaj një mirënjohje për suksesin e jashtëzakonshëm që ka arritur deri më tani, si dhe i shpreha dëshirën e madhe që ai sa më parë të përfaqësoj shtetin tonë në këtë sport”, ka thënë Kastrati. Ndërsa kampioni i botës në Muay Thai, Luan Rudaj, pasi e ka falënderuar kryetarin Kastrati, për pritjen dhe mirënjohjen, ka shprehur dëshirën e tij, që një nga meçet ta zhvilloj në palestrën e sportit “Habib Zogaj” në Malishevë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas …