Enver Hasani

Enver Hasani: Qeveria nuk ka të drejtë t’ua ndalojë pagat punëtorëve të arsimit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se Qeveria nuk ka të drejtë t’ua ndalojë pagat punëtorëve të arsimit. Ai ka thënë se çështja duhet të shtrohet se kush është punëdhënësi i lëtyre punëtorëve. Sa i përket çështjes nëse është e ligjshme që të paguhen ata që kanë qenë në grevë, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se kjo çështje i takon lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Kjo i takon një dimensioni që ne e quajmë pagë apo kompensim material, që e marrim sipas një kontrate. Problemi themelor këtu është se në një sistem kushtetues çfarë jemi ne për ndarjen dhe balancimin e pushteteve, Qeveria ekzekuton ligje dhe nuk i interpreton ligjet, përveç  rregullores  së brendshme për aq kohë sa ato nuk afektojnë liritë e drejtat e njeriut sepse edhe atëherë ka një mekanizëm vertikal që e mbikëqyrë punën e ekzekutivit. Kuvendi i nxjerr ligjet dhe interpretuesi i tyre është gjykata”, ka theksuar Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …