Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Evropa ndodhet në prag të një Lufte të Tretë Botërore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë publike një foto me kryetarin  e Francës, Emmanuel Macron në kuadër të takimit të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur ditën e djeshme në Pragë. Ajo që vihet re është komenti i Ramës që shoqëron foton. Ai shkruan: “Kundër s’ka, miratohet”, si një shenjë për dakordësinë e arritur midis liderëve evropian për nismën e re të Komunitetit Politik Evropian, si një ide e presidentit francez. Pas takimit Rama nga Praga është shprehur se Evropa ndodhet në prag të një lufte të mundshme, siç do të ishte Lufta e Tretë Botërore. Për këtë arsye, Kryeministri Rama ka shprehur hapur mbështetjen e Komitetit Politik Evropian pasi thekson se politika e tërë është shtysë e një rruge të re bashkëjetese. “Ja pse premtimi, joshja, mundësia e një Komunitetit Politik Evropian të ri është kaq tërheqëse”, thekson kryeministri Rama në një video mesazh të publikuar për opinion.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Për bllokimin e institucioneve përgjegjës është vetëm Albin Kurti

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, …