Vladimir Putin

Putin: Një konflikt i drejtpërdrejtë midis forcave të NATO-s dhe ushtrisë ruse është hap shumë i rrezikshëm, katastrofë globale

Një konflikt i drejtpërdrejtë midis forcave të NATO-s dhe ushtrisë ruse është një hap shumë i rrezikshëm, sepse do të çojë në një katastrofë globale dhe shpresoj se do të jetë e mençur të mos ndërmerret një gjë e tillë, tha presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. “Futja e trupave në një konfrontim të drejtpërdrejtë me ushtrinë ruse është një hap shumë i rrezikshëm që mund të dërgojë në një katastrofë globale”, tha ai në një konferencë për shtyp sot në Kazakistan. “Shpresoj që ata që e thonë këtë të jenë mjaft të zgjuar për të mos ndërmarrë hapa të tillë, shtoi ai. Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin mori pjesë në Samitin për Bashkëpunim dhe Ndërtimin e Besimit në Azi, një takim të liderëve të CIS dhe në samitin “Rusi-Azia Qendrore” gjersa deklaroi se nuk e sheh të nevojshme që të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden në samitin G 20, përderisa nuk ka platformë për një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …