Christopher Hill

Kriftofer Hill: Nuk di për ndonjë afat specifik, por është përshtypja se dialogu ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës,  në Beograd,  Kristofer Hill në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe,  ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë afat specifik për marrëveshjen Kosovë -Serbi. Diplomati amerikan pa përmendur ndonjë zgjidhje specifike ka thënë se ka ardhur koha që çështja e Kosovës të zgjidhet në një mënyrë. “Nuk di për ndonjë afat specifik, por është përshtypja se dialogu ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë dhe duhet të ringjallet. Në këtë kuptim, ne jemi të kënaqur që shohim angazhimin e zyrtarëve evropianë në nivel të lartë, këshilltarët e sigurisë kombëtare të Francës dhe Gjermanisë kanë ardhur në rajon, kjo është shumë e rëndësishme. Dhe mendoj se sekretari Blinken donte të theksonte dëshirën tonë për ta çuar përpara këtë çështje. Ka shumë gjëra për të cilat duam të punojmë me Serbinë dhe duam që çështja e Kosovës të zgjidhet në një formë” ka theksuar Hill.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …