Protestuesit në Iran kanë intensifikuar demonstratat antiqeveritare në rrugët kryesore dhe në universitete

Mediet e huaja njoftojmë se protestuesit në Iran kanë intensifikuar demonstratat antiqeveritare në rrugët kryesore dhe në universitete. Nëpër rrjete sociale janë postuar video ku protestuesit dëgjohen duke brohoritur “Poshtë Diktatori”. Sipas vëzhguesve të të drejtave të njeriut, deri më tani, qindra protestues janë mbytur, përfshirë fëmijë, ndërsa lëvizja hyri në javën e saj të pestë. Protestat kanë nisur pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim nga policia. Ajo u arrestua nga policia morale e Iranit në Teheran për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike. Qeveria e Iranit këmbëngul se Amini nuk u keqtrajtua në paraburgim nga policia, por familja e saj thotë se trupi i saj kishte mavijosje dhe shenja të tjera rrahjeje pasi u ndalua. Sipas monitoruesit të të drejtave të njeriut me qendër në SHBA, HRANA, nga nisja e protestave, pesë javë më parë, e deri më tani, të paktën 233 protestues janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur dhe arrestuar.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …