Ka më shumë se 20 vjet që Stasha Zajoviq, me organizatën e saj “Gratë në të Zeza”, kërkon drejtësi për krimet e luftës në Kosovë

Ka më shumë se 20 vjet që Stasha Zajoviq, me organizatën e saj “Gratë në të Zeza”, kërkon drejtësi për krimet e luftës në Kosovë

Që nga fillim vitet 90-ta të shekullit XX Stasha Zajoviq, me organizatën e saj “Gratë në të Zeza”, kërkon drejtësi për krimet e luftës në Kosovë. 69 vjeçarja nga Beogradi edhe sot vazhdon të kërkojë nga Serbia që t’i njoh krimet e kryera gjatë luftës gjithandej Kosovës. Për këtë angazhim, ajo ka qenë e nominuar për çmimin Nobel për paqe, si dhe është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, por aktivizmi prej mbi 3 dekadash, i kë vënë në rrezik edhe jetën. E sulmuar, kërcënuar me vdekje dhe e padëshiruar për shumëkë, edhe në vendin e saj. Kështu përshkruhet veprimtaria prej mbi tri dekadash e Stasha Zajoviq, aktivistes serbe për të drejtat e njeriut. Mbi gjysmën e jetës së saj, shteti i tani 69 vjeçares ka qenë i përfshirë në luftëra, e Zajoviq ka vendosur të rreshtohet në anën e viktimave, përfshirë edhe ato në Kosovë. “Ka qenë një fushatë e madhe, “Ndal luftën në Kosovë”. Aktivistja nga Beogradi, në mes të kryeqytetit serb ka organizuar shumë protesta, ku ka kërkuar drejtësi për krimet në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …