Dastid Pallaska

Dastid Pallaska: Hetimet që janë bërë nga Gjykata Speciale kanë hequr akuzat makabre lidhur me pretendimet e Dik Martit

Avokati, Dastid Pallaska, pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale  Hagë, thotë se hetimet që janë bërë nga Gjykata Speciale kanë hequr “retë e zeza” mbi Kosovën ndaj pretendimeve të Dick Martyt. Këto hetime që janë nisur në bazë të pretendimeve të Raportit të Dick Martyt e kanë hequr formalisht dhe juridikisht këtë “re të zezë” mbi Kosovën dhe Shqipërinë sa i përket pretendimeve makabre për trafikim me organe njerëzore. Në rrafshin juridik këto hetime tashmë janë vërtetuar dhe pretendimet për trafikim organesh janë të pavërteta”, tha avokati, Dastid Pallaska. Këto hetime tashmë duhet të formalizohen politikisht edhe nga Asambleja e Këshillit të Evropës. Rezoluta do ta konstatonte se pretendimet për trafikim organesh ishin të pavërteta dhe kjo gjë u konfirmua nga hetimet. Madje do të duhej falënderuar Shqipëria dhe Kosova për bashkëpunim të pa rezervë në këtë hetim. Kosova dhe Shqipëria kryen detyrën që u kishte ngarkuara Asambleja e Këshillit të Evropës kur kishte miratuar Raportin e Dik Martit.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …