Në moshën 77-vjeçare ka ndërruar jetë, mjeku i luftës, veprimtari dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hasan Meta

Në moshën 77-vjeçare ka ndërruar jetë, mjeku i luftës, veprimtari dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hasan Meta

Hasan Meta, i cili ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare  ka qenë një veprimtar i njohur, mjek me profesion, luftëtar i lirisë dhe veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vitet 90 ka qenë edhe anëtar i kryesisë së Partisë Parlamentare të Kosovës dhe më pas i angazhuar edhe në Lëvizjen Popullore të Kosovës.  Ka qenë deputeti i Kuvendit të Kosovës në vitet 2000-2003.

Hasani ka qenë një veprimtar konsekuent i Çështjes Kombëtare, i përkushtuar për çlirim dhe bashkim. Ai ka lënë pas familjen dhe  tre bij. Hasan Meta do të mbahet mend për shumëçka të mirë, që i ka sjellë familjes, kombit e atdheut.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshi.

Kontrolloni gjithashtu

AKB: Bizneset dhe Punëtorët e sektorit privat, humbës të vitit 2020 në Kosovë

AKB: Takimi në Tiranë i 47 liderëve të vendeve të ndryshme të botës është një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë

Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka quajtur ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë takimin në Tiranë …