Ngritet kallëzim penal ndaj komandantëve serbë për Masakrën e Rezallës

Ngritet kallëzim penal ndaj komandantëve serbë për Masakrën e Rezallës

Familjarët e personave të masakruar nga fshati Rezallë i Skenderajt, sot përmes avokatit, Arianit Koci, kanë bërë dorëzimin e kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale ndaj ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë. Sipas avokatit Koci, padi është ngritur ndaj Lubisha Dikoviqit dhe Dejan Ranxhelloviqit. “Dikoviq ka qenë komandant i Brigadës së 47 të motorizuar të ushtrisë jugosllave ndërsa Ranxhelloviq, ka qenë komandant i Batalionit të dytë në kuadër të kësaj brigade”, ka deklaruar ai. Avokati, Koci ka theksuar se ka prova të mjaftueshme për këtë padi, madje janë edhe dy dëshmitarë okularë që i kanë mbijetuar Masakrës së Rezallës. Ai ka vlerësuar se Kosova është vonuar me padi ndaj Serbisë për shkak se askush nuk është marrë me mbledhjen dhe dokumentimin e provave të nevojshme. Sipas avokatit Koci, Prokuroria Speciale duhet t’i rris kapacitetet e saj si për nga sasia ashtu edhe nga cilësia.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …