Brickos

Edi Rama: Mesatarja e vrasjeve nën qeverisjen tima ka rënë nën gjysmën e vrasjeve në kohën e qeverisjes së Sali Berishës

Edi Rama: Mesatarja e vrasjeve nën qeverisjen time ka rënë nën gjysmën e vrasjeve në kohën e qeverisjes së Sali Berishës

Gjatë një takimi me qytetarët në Ersekë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për sigurinë e rendit në vend, duke theksuar se Shqipëria sot ka numrin më të ulët të vrasjeve në 32 vitet e fundit. Rama deklaroi se mesatarja e vrasjeve nën qeverisjen e tij është sa gjysma e vrasjeve nën qeverisjen e Sali Berishës.

 Shqipëria ka vrasje, por ka numrin më të ulët të vrasjeve në 32 vjet dhe në këto vite, mesatarja e vrasjeve është sa gjysma e vrasjeve të viteve të fundit përpara se sa ne të merrnim detyrën. Unë e kuptoj që e keqja harrohet shpejt. Ne i kemi rritur mundësitë, e kemi rritur ekonominë. I kemi rritur dhe pagat. Edhe të tjerët rriten dhe nuk rrinë në vend. Kemi bërë gabime, por të krahasosh Shqipërinë sot me atë të disa viteve, dhe të thuash se situata është shumë herë më keq, atëherë do të thotë ose të jesh totalisht i verbuar nga urrejtja ose të jesh i padëshiruar për të kuptuar të vërtetën. S’ka asnjë krahasim me dje, theksoi kryeministri Edi Rama. 

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …