Këshilli i Bashkimit Evropian kërkon nga Kosova rritje të përpjekjeve për sundim të ligjit, s’ka asgjë të re për liberalizim vizash

Forumi ministror, Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, pritet të mbahet në Tiranë më 3 dhe 4 nëntor

Forumi ministror,  Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, pritet të mbahet në Tiranë më  3 dhe 4 nëntor, me pjesëmarrjen e ministrave të drejtësisë dhe të punëve të brendshme nga rajoni, ka njoftuar Komisioni Evropian. Tema e forumit do të jetë si të punojnë së bashku në fushën e drejtësisë, migracionit dhe sigurisë. Komisionarja për Punët e Brendshme, Ilva Johansson, do të merr pjesë në takimin e ministrave të Brendshëm dhe komisionari për Drejtësinë, Didier Renders, do të merr pjesë në mbledhjen e ministrave të Drejtësisë. Tema e parë në seksionin kushtuar punëve të brendshme do të jenë çështjet e sigurisë që lidhen me luftën në Ukrainë dhe Johanssoni do të informojë ministrat e brendshëm për zhvillimet më të fundit në fushën e migracionit, azilit dhe menaxhimit të kufirit. Johanssoni ka propozuar një qasje të përbashkët ndaj migrimit gjatë takimit të Procesit të Berlinit më 20 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Miqësia me Amerikën është e pathyeshme

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve …