Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në takime të ndara ka biseduar kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në takime të ndara në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Qëllimi i takimeve ishte adresimi i sfidave kritike në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Diskutimet u fokusuan në ndihmën e palëve për të gjetur zgjidhjet e nevojshme urgjente për krizën aktuale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Borrelli, i shoqëruar nga përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka përsëritur se palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive, të tregojnë gatishmëri për një kompromis dhe të respektojnë angazhimet e tyre në dialog. Serbët e Kosovës duhet të kthehen menjëherë në institucionet e vendit dhe të rifillojnë detyrat e tyre, dhe Kosova duhet t’i harmonizojë veprimet e saj në targa me marrëveshjet e kaluara të Dialogut dhe të nisë negociatat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa vonesa të mëtejshme. Këto detyrime, të marra në kuadër të Dialogut, mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme”, ka saktësuar Josep Borrell.
Kontrolloni gjithashtu
U shpërnda numri i tretë i gazetës “Koha për Prishtinën”
Sot është shpërndarë numri i tretë i gazetës javore Koha për Prishtinën, e cila u …