Ish kryenegociatori serb, Stefanoviq, mbështet arritjen e marrëveshjes gjermano-frënge për modelin e dy gjermanive

Ish kryenegociatori serb, Stefanoviq, mbështet arritjen e marrëveshjes gjermano-frënge për modelin e dy gjermanive

Ish-kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, dhe kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin e Serbisë, Bora Stefanoviq  foli për situatën në të cilën ndodhet Kosova e Serbia ditëve të fundit. Pas një kohe të gjatë si udhëheqës i grupit negociator të palës serbe në negociatat mes Kosovës e Serbisë, nuk kam menduar se do të shkojë aq gjatë ky proces, ndonëse është ndërmjetësuar nga BE-ja, shpresonim t’i ndihmonim njerëzve në terren”, deklaroi ish- kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi. Tani kemi një situatë problematike, të mbushur me tensione e probleme, që nuk mund të zgjidhim që të gjitha, prandaj, shtoi ai, duhet të punohet shumë për të shmangur ndonjë konfrontim të mundshëm në Kosovë. Dialogu i nisur më shumë se një dekadë, tani e shoh në një fazë që fatkeqësisht Asociacioni ende nuk është zbatuar, edhe pse është pranuar nga të dyja palët qysh në vitin 2013, pastaj problemi tjetër është që Qeveria Kurti vazhdon me presionin ndaj komuniteti serb në Kosovë, si dhe po përpiqet ta shkelë çdo marrëveshje të arritur deri më tani në dialogun teknik”, deklaroi Stefanoviq, i cili mbështet arritjen e marrëveshjes gjermano-frënge  për modelin e dy gjermanive.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …