Ministri, Liburn Aliu ka njoftuar se Kosova për herë të parë prezanton në Konferencën për Ndryshime Klimatike të OKB-së

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në Konferencën për Ndryshime Klimatike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai ka njoftuar poashtu se në këtë konferencë ndërkombëtare, do të zhvillohen takime bilaterale lidhur me financimet e mundshme për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike dhe implementimin e Marrëveshjes së Parisit. “Me ftesë të Qeverisë Gjermane dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, znj. Ana Baerbock, do të marrim pjesë në Konferencën e Anëtarëve (COP27), me ç’rast do të zhvillojmë takime bilaterale lidhur me financimet e mundshme për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike dhe implementimin e Marrëveshjes së Parisit” ka shkruar në facebook, ministri Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …