Ambasadori i Francës, Olivier Guerot ka shkruar se është prekur thellë nga vizita në Prekaz

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka shkruar se është prekur thellë nga vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ai ka shkruar se është prekur tej mase nga madhështia e këtij vendi dhe gjurmët e dhunës brutale. “Isha dje në memorialin e Adem Jasharit dhe rreth 60 të afërmve që u vranë në vitin 1998. I prekur thellë nga madhështia e këtij vendi dhe nga gjurmët e dhunës brutale. 25 vjet më vonë, nuk është koha për të lënë tensionet të rriten”, ka shkruar Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

 

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka Emër” fton krerët institucionalë e partiakë t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje të gjithë krerëve institucionalë dhe përfaqësuesve të …