Mërgim Lushtaku

PDK-ja e LDK-ja kanë adresuar kritika të shumta lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2023

PDK-ja dhe LDK-ja kanë adresuar kritika të shumta lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se qeveria nuk e meriton mbështetjen e kësaj partie për këtë projektligj. Sipas tij, projektligji nuk është bazuar në rritje reale ekonomike, por në rritjen ekonomike bazunë inflacion. “Vlerësojmë në tërësi se projektligji nuk është bazuar në rritje reale ekonomike, por në rritjen ekonomike bazuar në inflacion. Buxhetit të Kurtit i mungon ambicia zhvillimore, ndërlidhshmëria me premtimet elektorale, i mungon ndërlidhshmëria kërkesat qytetare, sikur ai për zbatimin e Ligjit të Pagave dhe vizioni se ku do të jetë Kosova në fund të vitit 2023”, ka thënë Lushtaku. Kritika të shumta ka pasur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, qëndrimin e së cilës e ka paraqitur deputeti Besian Mustafa. Ai ka thënë se me mjetet që janë ndarë për ministri, s’mund të zgjidhet asnjë problem deri në fund.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …