Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi takoi në Nju Jork, Alex Sorosin, djalin e filantropit të njohur amerikan, Xhorxh Soros

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi takoi në Nju Jork, Alex Sorosin, djalin e filantropit të njohur amerikan, Xhorxh Soros

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi takoi në New York, Aleks Sorosin, djalin e filantropistit të njohur  amerikan, Xhorxh Soros,  zëvendës-kryetar i Fondacionit Shoqëria e Hapur. Memli Krasniqi tha se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Aleks Sorosi është ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve në Ballkan dhe kontribues shumëvjeçar i proceseve të ndryshme për zhvillimin e shteteve dhe shoqërive civile aktive. Bashkë diskutuam dhe shkëmbyem ide në lidhje me situatën aktuale në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi. Vizioni ynë i përbashkët është një Kosovë e fuqishme dhe një Ballkan Perëndimor stabil, i integruar plotësisht në Bashkimin Evropian. Alexin e falënderova për pritjen, idetë dhe kontributin e vazhdueshëm në nxitjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan, ka shkruar në një postim të tij, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …