Përparim Gruda, kërkoi të përkrahet iniciativa e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Përparim Gruda: Qeveria-Kurti nuk ka asnjë meritë në vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Përparim Gruda ka reaguar për vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit lidhur me mbylljen e institucionit mikrofinanciar “IuteCredit” dhe atij financiar jobankar “Monego”.  “Në vitin 2019, Banka Qendrore e Kosovës kishte marrë vendim për revokimin e licencave për dy institucionet mikrofinanciare “IuteCredit” dhe “Monego”, për shkak se kishte konstatuar se normat e interesit që kanë aplikuar këto institucione ishin në kundërshtim me ligjin. Pra, ky vendim është marr në kohen kur qeveria Kurti nuk ishte në pushtet. Në anën tjetër, mbrojtja e këtij rasti në arbitrazh është bërë nga avokatura shtetërore, e cila nuk është organ politik, pra nuk është emëruar nga kjo qeveri. Z. Gruda u shpreh se kjo qeveri luan me lojën e “post të vërtetës”, siç tha ai si çdo qeveri tjetër populiste. A mund të më thotë dikush konkretisht, cila është merita e kësaj qeverie në këtë rast? Është e pabesueshme se si në mungesë të sukseseve reale, qeveria po përpiqet gjithnjë e më shumë të krijojë një version alternativ të realitetit. Kjo qeveri luan me lojen e “post të vërtetës” si çdo qeveri tjetër populiste”, ka shkruar, Përparim Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …