Më shumë se 8.300 civilë janë vrarë deri më tani në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, thanë hetuesit në Kiev. Midis tyre janë 437 fëmijë, tha prokurori i Përgjithshëm, Andrij Kostin, raporton agjencia ukrainase të lajmeve UNIAN. Sipas tij, më shumë se 11.000 njerëz u plagosën në luftën, e ka hyrë në muajin e nëntë. Në fillim të këtij muaji, gjeneral i lartë amerikan , Mark Milley, tha se rreth 100.000 ushtarë rusë dhe rreth 100.000 ukrainas ishin vrarë ose plagosur në luftë, shifra më e lartë e përmendur deri më tani nga një zyrtar perëndimor. Ai tha gjithashtu se rreth 40.000 civilë kishin vdekur pasi u kapën në konflikt. Por, këto shifra nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar 7 – 8 milionë njerëz si refugjatë nga Ukraina në të gjithë Evropën, duke përfshirë edhe Rusinë.
Kontrolloni gjithashtu
Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
