Doli nga shtypi libri i studiuesit Faton Mehmetaj: “Rapsodët e komunës së Deçanit me rrethinë”

Doli nga shtypi libri i studiuesit Faton Mehmetaj: “Rapsodët e komunës së Deçanit me rrethinë” Botues i këtij libri është Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri në Prishtinë. Ky libër është një studim shumë vjeçar i imi mbi folklorin e Komunës së Deçanit me rrethinë duke përfshirë këtu mbi 150 biografi të rapsodëve të kësaj komune, studiuesit e folklorit, historikun e veglave muzikore që i kanë përdorur rapsodët e kësaj treve, historikun e traditës së punimit të veglave muzikore të mjeshtërve të mëdhenj të Komunës së Deçanit me rrethinë, origjinën e disa valleve të vjetra, historikun e këngëve malësorçe, këngët baritore, erotika në bjeshkë e në vërri, këngët e dasmës dhe kanagjegjit, këngët e vajtimit dhe vajtoret, në Komunën e Deçanit me rrethinë. Këtu mund ti gjeni edhe disa vështrime të disa këngëve të vjetra si dhe shqyrtimin analitik të personalitetit të femrës shqiptare dhe kontributin e saj në këngët e kaçakëve dhe historikun e shoqërive kulturo – artistike në Komunën e Deçanit. Në librin Rapsodët e Komunës së Deçanit me rrethinë mund ti gjeni edhe biografitë e rapsodëve të UÇK-së. Në këtë libër janë përshkruar edhe biografitë e disa rapsodëve që janë ekzemplarë unikat në të gjitha trojet shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Nëntoger Kushtrim Derguti diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

Nëntoger Kushtrim Derguti ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e …