Sot në Bruksel, prej orës 8 të mëngjesit ka vazhduar takimi trepalësh mes Kosovës e Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian

Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, pas takimit më 21 nëntor, në Bruksel

Pas dështimit të arritjes së një marrëveshje për targat në Bruksel të martën ka reaguar edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot. Ai ka thënë se vendi i tij shpreh keqardhje që nuk është arritur një marrëveshje, duke i bërë thirrje palëve, veçanërisht Kosovës, të pranojnë propozimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell për targat. Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pas takimit të 21 nëntorit në Bruksel, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell. Ajo i bashkohet thirrjeve të Bashkimit Evropian për të shmangur çdo veprim të njëanshëm që mund të nxisë tensionet. Ai u kërkon të dyja palëve dhe në veçanti Kosovës, ta pranojnë propozimin e kompromisit të formuluar nga Bashkimi Europian”, ka shkruar, Olivier Guerot. Po ashtu, ai ka thënë se Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin e BE-së, ndërsa ka kërkuar edhe formimin e  Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …