Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit, të cilat mbahen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, në Kuvendin e Komunës së Malishevës u mbajt mbledhje solemne, më ç’rast janë shpallur “Qytetar Nderi” të Komunës së Malishevës, tre personalitete me vlera kombëtare;
-
Xhemal Jashari, vëllai i Dëshmorit të Kombit, Ismet Jashari-Komandant Kumanova.
-
Skënder Sinani, vëllai i Dëshmorit të Kombit, Tahir Sinani.
-
Shpëtim Idrizi, Deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.