Rregullohet hapësira publike mes ndërtesave kolektive në Ferizaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në komunën e Ferizajt ka ndërmarr aksionin për rregullimin e hapësirës publike, në mes ndërtesave kolektive në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, kjo pas iniciativës së të rinjve nga Mural Fest dhe në kuadër të projektit M4Y, përmes së cilës u transformua rrënjësisht kjo hapësirë. Vendosja e kupëzave, vendosja e ulëseve dhe shportave të mbeturinave, janë punët e kryera nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në kuadër të këtij aksioni, gjersa ngjyrosja e hapësirës publike dhe muralet në këtë zonë janë përfunduar nga të rinj të Mural Fest dhe të projektit M4Y. Transformimi i hapësirave të tilla publike do të vazhdoj, edhe në zona tjera, për t’i sjellë komunitetit, hapësira publike të rregulluara.

Mund të jetë një imazh i rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …