Kryeministri, Albin Kurti, nga Kuvendi i Shqipërisë thirri për rritje të bashkëpunimit në në mes të dy shteteve

Kryeministri, Albin Kurti, nga Kuvendi i Shqipërisë thirri për rritje të bashkëpunimit në në mes të dy shteteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  bëri thirrje nga Kuvendi i Shqipërisë për rritje të bashkëpunimit me Shqipërisë dhe Kosovës. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve në Tiranë, Kurti tha se qeveritë e dy vendeve nuk duhet të takohen vetëm në festa, por duhet të punojnë më shpesh bashkë dhe t’i pranojnë kritikat njëri tjetrit. Hapësira jonë kultura dhe ekonomia nuk janë çifligje që i përkasin dikujt, por të gjithë duhet të vendosim ndonjë gur në këtë kala. Na duhet të jemi më shpesh bashkë, e jo vetëm në kremte. Duhet të ndajmë ide me njëri-tjetrin dhe të pranojmë kritikat e njëri tjetrit, pra të punojmë me njëri tjetrin”, tha Kurti. Mërgimtarët janë mbështetja më e madhe për vendet tona por dhe burim kulture dhe demokracie. E di se aty nuk po shkoni për qejf por prej brengës, tha Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare, gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe amaneti i atyre

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë …