Ragmi Mustafa

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka uruar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve me vendosjen e Flamurit

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka uruar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve. Përmes një postimi ai ka bërë të ditur se ka vendosur flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar, pavarësisht ndalimit me ligj nga autoritet serbe. Ai tha se këtë e bëri në nderë të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Nuk është zgjidhje vendosja e flamurit kombëtar krahas atij serb për një ditë si kompromis në heshtje i mos zhvillimit të procedurave të kundërvajtjes. E as vendosja, vetëm flamurit kombëtar për një ditë të vetme.  Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike kombëtare, ka shkruar Ragmi Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …