Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë 200 milionë euro më i ulët se i vitit aktual si shkak i pandemisë se virusit korona

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se buxheti për vitin 2023 nuk i adreson nevojat e qytetarëve

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se buxheti për vitin 2023 nuk i adreson nevojat e qytetarëve. Ajo ka theksuar më tutje se ky buxhet as nuk është i shpërndarë si duhet e as nuk reflekton premtimet e Qeverisë. “ Për neve buxheti nuk kompenson as normën e inflacionit dhe ju e dini që gjatë këtij viti qytetarët e vendit po përballen me një normë të lartë të inflacionit dhe shikuar nga kjo perspektivë të gjitha zërat buxhetor në terme nominal kanë ngritje por të them të drejtën të gjitha janë më të vogla sesa normal e inflacionit. Ajo çfarë ne kemi vërejtur është jotransparenca, në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, janë afro 270 milionë euro të cilat janë në kuadër të kontigjencave të Ministrisë dhe të Fondit për Ringjallje Ekonomike, fonde këto që nuk e di askush prej deputetëve sesi do të shfrytëzohen, pra nuk ka projekte, nuk ka plan e as vizion, dhe ato mbeten që gjatë vitit 2023, Ministria e Financave të vendosë sesi do t’i shpenzojë” ka thënë për Ekonomia Online, ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …