Besnik Tahiri

Tahiri: Prezantimi i Buxhetit që po u bëhet qytetarëve në komuna është mashtrim i madh

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka deklaruar se prezantimi i Buxhetit që po u bëhet qytetarëve në komuna është mashtrim i madh. Ai ka shkruar se buxheti i vitit 2023 është miratuar në Qeveri pa asnjë konsultim paraprak me komunat dhe qytetarët. Prezantimi nëpër komuna është mashtrim i ulët që u bëhet qytetarëve dhe janë tri probleme thelbesore.

– E para, në mungesë të rezultateve, Qeveria ka nisur të prezantojë buxhetet edhe të komunave, kur dihet se buxheti komunal është i rregulluar si financim i rregullt,

– E dyta, se kjo Qeveri edhe po cenon përditë pavarësinë e komunave me akte arbitrare, si ai për grabitjen e të hyrave vetanake, por njëkohësisht paturpësisht po sillet si një organizate humanitare,

– E treta, nëse Qeveria do donte t’i ndihmonte komunat dhe shërbimet më të mira, nuk do ta hiqte nga agjenda legjislative miratimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, ku parashiheshin financimi i shërbimeve sociale, por edhe mjetet që po mbaheshin nëpër ministri, ku do të shpenzoheshin në zhvillim” ka shkruar mes tjerash, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …