Autoritetet e Ukrainës kanë thënë se Rusia ka përdorur armë të ndaluara kimike kundër forcave ukrainase

Autoritetet e Ukrainës kanë alarmuar se Rusia ka përdorur armë të ndaluara kimike kundër forcave ukrainase në pjesën lindore të vendit. Radio Evropa e Lirë bënë të ditur se marina ukrainase ka njoftuar sot se Rusia ka lëshuar nga dronët granata me kloropicirin. Po ashtu ka njoftuar se trupat ukrainase kanë përdorur mbrojtje kimike “për të mbrojtur veten nga efekti i fortë irritues” i kësaj substance të ndaluar. Kloropicirini – që ishte zhvilluar si helm me gaz gjatë Luftës së Parë Botërore – thuhet se u shpërnda duke përdorur granata të llojit K-51. Këto lajme të autoriteteve ukrainase ende nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada britanike e shqetësuar për rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rënien …