Edi Rama

Edi Rama: Kërkesa e Serbisë drejtuar NATO-s për të dërguar trupa serbe në veri të Kosovës një shashkë speciale e retorikës serbe

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, kërkesën e Serbisë drejtuar NATO-s për të dërguar trupa serbe në veri të Kosovës për të mbrojtur serbët etnikë, e konsideron si një tjetër shashkë speciale të retorikës politike, krejtësisht surreale. Me rastin e festave të fundvitit, kryeministri Edi Rama shtroi një darkë me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, me të cilët ndau mbresat e ngjarjeve të vitit që po mbyllet, si dhe diskutoi për projektet të përbashkëta që do të realizohen së shpejti, me vende mike e partnere. Duke u ndalur te situata në veri të Kosovës, Rama tha se nuk është një fund-vit i mirë për procesin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Rritja e tensioneve në veri të Kosovës është, jo vetëm e padobishme, por thellësisht shqetësuese. Është e pabesueshme që na duhet të merremi vazhdimisht me shfaqjen e barrikadave, prapa kthime në procesin e normalizimit dhe ekipe zjarrfikësish nga Amerika e BE që vrapojnë të shpëtojnë makinerinë e dialogut nga flakët e një retorike të rënduar politike, ka saktësuar Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …