Tim Judah

Tim Xhudah: Tash për tash raportet Kosovë-Serbi duket se janë normalizuar, por kriza do të shpërthejë herën tjetër

Analisti i mirënjohur, Tim Xhudah, ka shkruar lidhur me për situatën në veri të Kosovës dhe çështjen e normalizimit, tash për tash të raporteve, Kosovë-Serbi. Ai shkruan  se kriza në dukje të parë ka mbaruar, derisa të shpërthejë herën tjetër. Barrikadat në veri të Kosovës po largohen, kufiri në Merdar u hap sërish dhe ish-polici Dejan Pantiq kaloi në arrest shtëpiak.  Pyetja tani është nëse faza e vazhdueshme të shuarjes së zjarrit ka përfunduar dhe nëse Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mund t’i bëjnë kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të lëvizin drejt një marrëveshjeje normalizimi, e cila do të ishte e mirë për të gjithë ata që jetojnë në rajon. Kjo krizë ishte më e rrezikshmja në vite, me shumë potencial për të shpërthyer në dhunë, ka saktësuar analisti i njohur dhe miku i Kosovës, Tim Xhudah, i cili ka raportuar edhe gjatë kohës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …