leoni

Janiq

Dushan Janjiq: Askush nuk do të ishte më i lumtur sesa Putini nëse do të kishte pasur të shtëna në veriun e Kosovës

Analisti i njohur serb, Dushan Janjiq, vlerëson se situata aktuale në Kosovë është një fazë që mund të quhet krizë e sigurisë dhe asaj po i vjen fundi. Ai tha se askush nuk do të ishte më i lumtur sesa Putini nëse do të kishte të shtëna në veri të Kosovës. Janjiq beson se kriza ka arritur kulmin dhe se, sipas tij, edhe politikani i fundit e kuptoi se konfliktet e armatosura janë të mundshme. Barrikadat ishin vetëm një mjet në kuadër të konfliktit menaxhmentit dhe politikës së reciprocitetit, për të cilën u ‘kapën’ Beogradi edhe Prishtina, Vuçiqi dhe Kurti, tha Janjiq, Ai theksoi se momenti i aplikimit të tyre nuk ka qenë i përshtatshëm dhe është shfaqur edhe kundër efekti i tyre. Është e zakonshme që pas barrikadave të njerëzve të armatosur të jetë gjithmonë dikush që i organizon dhe këto janë zakonisht parti politike”, përkujtoi Janjiq dhe vlerësoi se “në këtë rast kësaj i është bashkuar shteti i Serbisë, si në vitet ’90-ta. Ai theksoi se barrikadat, si mjet lufte, kërkojnë kontroll të plotë dhe theksoi se barrikadat aktuale nuk kanë pasur mbështetjen e përgjithshme të qytetarëve, e cila në raste të tilla duhet të ekzistojë jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Simiq

Igor Simiq merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për organizimin e barrikadave në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka …