Kryeministri Hoti

Avdullah Hoti kërkon përgjegjësi nga Qeveria pasi Amerika, aktualisht nuk e sheh të mundshme njohjen e Kosovës nga Serbia

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka kërkuar   përgjegjësi nga Qeveria aktuale, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë bërë të ditur se  aktualisht nuk e shohin të mundshme,   njohjen e Kosovës nga Serbia. Ai thotë se  qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë Amerikën  të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia. Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me Uashingtonin  që njohja reciproke nuk është më në qendër? Udhëheqja aktuale e Qeverisë Kurti e ka përmendur gjithmonë njohjen në qendër. Në gjysmën e dhjetorit, kur emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizitoi Prishtinën, u pyet se çka duhet të ketë në qendër të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë dhe ai u përgjigj se  qendër duhet të jenë integrimet evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, një marrëdhënie e mirë, marrëdhënie e qëndrueshme mes të gjitha shteteve të rajonit”, ka thënë Escobar, duke shtuar se në fund, njohja e plotë e së drejtës së të gjitha shteteve për të ekzistuar, e pavarësisë dhe sovranitetit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Haki Abazi

Haki Abazi: Largimi i Liburn Aliut, pasojë e “luftës së Kurtit ndaj bashkëpunëtorëve të vet”

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu, është emëruar …