Kryeministri Kurti krenohet para bashkëpartiakëve të tij për dy vitet e qeverisjes

Kryeministri, Albin Kurti ka mbajtur një takim me struktura të partisë së tij para të cilëve është krenuar për dy vitet e qeverisjes, për të cilat ka thënë se nuk ka pasur korrupsion por suksese të shumta dhe ndryshime rrënjësore në të gjitha fushat, sidomos në atë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndonëse për dy vite qeverisje nuk ka pasur asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim të Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare. “Në mars të këtij viti bëhen 2 vite të qeverisjes së mirë me Republikën, pa korrupsion, me investime në rritjen e mirëqenies qytetare, me reformat rrënjësore në të gjithë sistemin institucional të Republikës tonë, e me përfaqësim dinjitoz si asnjëherë më parë në politikën e jashtme” ka deklaruar mes tjerave, kryeministri, Albin Kurti. Gjatë takimit me kryetarët e pikave të qendrave të Vetëvendosjes, është diskutuar situata politike e posaçërisht çështjet organizative që ndërlidhen me punën e strukturave organizative në qendra” thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës, nga …