Opozita u shpreh kundër pjesëmarrjes së dy ministrave të Qeverisë malazeze në shënimin e ditës së Republikës Serbe të Bosnjës

Pjesëmarrja e dy ministrave të Malit të Zi në akademinë solemne të shënimit të ditës antikushtetuese të Republikës Serbe  në Banjallukë shkaktoi reagime të shumta në vend. Partitë opozitare, Bashkësia Islame e Malit të Zi, por edhe një pjesë e madhe e opinionit,  reagoi ashpër pasi ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq dhe ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, në Qeverinë e Malit të Zi, morën pjesë në akademinë solemne të shënimit të 9 janarit,  ditës të Republikës Serbe, në Banjallukë, të cilin Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës e ka shpallur antikushtetues. Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Socialistëve tha se prania e ministrit të drejtësisë dhe financave, në akademinë në Banjallukë, është një tjetër konfirmim i karakterit antievropian të qeverisë së Dritan Abazoviqit. Deputeti i DPS-së, Millosh Nikoliç, deklaroi se qeveria e Abazoviqit çdo ditë të funksionimit të saj kërcënon marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe perspektivën evropiane të Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët dhe institucionet të përmbahen nga provokimet

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë gjerësisht fjalën përmbyllëse të Hashim Thaçi në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës dhe një nga themeluesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, ka paraqitur më 18 …