Aleksander Vuçiq

Angel Gjambaski: Veprimet shoviniste të Aleksander Vuçiqit ndaj Kosovës i ngjajnë atyre të Vladimir Putinit në Ukrainë

Pasi NATO-ja  ka refuzuar kërkesën e Serbisë për vendosje të 1 mijë trupave në territorin e Republikës së Kosovës, euro-deputeti bullgar, Angel Gjambaski, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia duhet të respektojë një gjë të tillë. Politikani bullgar tutje ka thënë se veprimet shoviniste të Aleksander Vuçiqit i ngjajnë atyre të Vladimir Putinit dhe shton se nuk duhet lejuar përshkallëzimi i situatës dhe hapja e një fronti në Ballkanin Perëndimor. Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta respektojë këtë. Shovinizmi i Vuçiqit i ngjan veprimeve të Putinit, por nuk duhet të lejojmë përshkallëzimin e konfliktit dhe hapjen e një fronti në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar eurodeputeti bullgar, Gjambaski.

 

Kontrolloni gjithashtu

Xhevahire Izmaku: Fatmir Limaj propozoi dialog dhe bashkëpunim për zgjidhjen e krizës politike”

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka vlerësuar rolin e liderit të partisë, Fatmir Limaj, …