viza

Anëtarët e Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi e Çështje të Brendshme të PE-së votuan pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Anëtarët e Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian votuan pro liberalizimit të vizave për Kosovën, sipas  marrëveshje tripalëshe që ishte arritur në dhjetor të vitit 2022-së ndërmjet Parlamentit, Këshillit dhe Presidencës së Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është aprovuar me 48 vota për, 7 kundër dhe 3 abstenime nga anëtarët e Komitetit të PE-së. Në njoftimin e këtij komiteti bëhet e ditur se radha i takon tashmë Parlamentit Evropian për të votuar për këtë çështje. “Më pas, Parlamenti Evropian në seancën plenare do të votojë për këtë çështje”, bëhet e ditur në postimin e Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …