Nait Hasani: Gjykata Speciale është krijuar në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht presionit

Nait Hasani: Gjykata Speciale është krijuar në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht presionit

Gjykata Speciale është krijuar në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht presionit, ka deklaruar veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Nait Hasani. Kemi pasur mjaft miq ndërkombëtarë që kanë punuar për Kosovën, kanë deklaruar se ju do ta krijoni Gjykatën Speciale sepse një paragraf që është prezantuar nga Dick Marty, ta pastrojmë këtë paragraf. Të gjithë këta që janë sot në Hagë e kanë ditë që ky paragraf dhe kjo vepër nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe kanë qenë të gatshëm të përballen me këtë. Prandaj ka qenë insistimi që ta formojmë. Kjo u bë për t’ ia hequr  këtë njollë Ushtrisë tonë, luftës, lirisë dhe gjeneratave të ardhme, sepse është paragraf i rëndë. Të thuash që një ushtri ka bë trafikim organesh është e tmerrshme. Ne besojmë në drejtësi, vazhdimisht kemi besuar, por kjo formë më duket është e padrejtë sepse atje gjykohet autoriteti i luftës dhe lufta jonë,  jo Hashim Thaçi. Gjykata Speciale është e ndarë nga Kosova dhe e vendosur atje, nuk e lidh asgjë Kosovën, ka saktësuar, Nait Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …