Serwer

Daniel Serwer: Është e vërtetë që paratë e lobit serb kanë blerë shumë të tjerë, në Uashington, por nuk mund të më blejnë mua

Analizat dhe komentet shumë kuptimplota, të drejta dhe realiste të profesorit amerikan, Daniel Server, jo vetëm që  nuk iu pëlqejnë aspak politikanëve serbë, por ata e etiketojnë  atë, si armik të Serbisë. Anëtari  nacionalist serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik,  është shprehur  kundër analizave të profesorit Daniel Serwer, mbi situatën në Ballkan, si dhe raportit mes të Kosovës e Serbisë. Përmes një postimi,  Dodik tha se Serwer është lobist kundër serbëve, duke  shkruar se “në egërsinë e tij ndaj serbëve, të cilën ai e ka shfaqur për dekada, Server mbeti i fundit i atij grupi lobistësh në Uashington”. Kësaj deklarate iu ka  kundërpërgjigjur, Daniel  Serwer, i cili tha se ai nuk shitet as blihet  me para të lobit serb. “Është e vërtetë që paratë e lobit serb kanë blerë shumë të tjerë në Uashington, por ato nuk do të më blejnë mua”, ka saktësuar Server në përgjigjen e tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …