Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Ukraina do të marrë mbështetje dhe më shumë armë moderne për të zmbrapsur sulmet nga Moska

Sekretari i  Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Ukraina do të marrë më shumë mbështetje dhe më shumë armë moderne për të zmbrapsur sulmet nga Moska. Mesazhi kryesor do të jetë: më shumë mbështetje, mbështetje më e avancuar, armë më të rënda dhe më moderne. Stoltenberg nuk saktësoi nëse do të bëhen njoftime në lidhje me furnizimin me tanke Leopard 2, armë më moderne dhe më të fuqishme që Ukraina i  ka kërkuar vazhdimisht. Jens Stoltenberg vuri në dukje se do të ishte shumë e rrezikshme për NATO-n nëse kryetari i Rusisë, Vladimir Putin fiton luftën, pasi kjo do t’u dërgonte mesazh sundimtarëve të tjerë autoritarë se edhe ata mund të merrnin atë që duan përmes forcës brutale. Furnizimi me armë është mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje paqeje me qëllim për ta bindur Putinin se ai nuk mund të fitojë në fushën e betejës”, nënvizoi Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …