Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendës-kryeministrit, Besnik Bislimi për Radion Evropa e Lirë ka bërë të ditur se Besnik Bislimi dhe Mirosllav Lajçak mbrëmë kanë qëndruar së bashku në një darkë pune. Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se Lajçak nuk ka lënë takim me Kryeministrin Albin Kurti. Për takimet e Kryeministrit Kurti me z. Lajçak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga emisari Lajçak për takim me kryeministrin Kurti. Lajçak ka qëndruar në Prishtinë javën e kaluar bashkë me një ekip diplomatësh evropianë dhe përfaqësuesin amerikan, Gabriel Escobar. Pas kthimit në Bruksel, Lajçak ka zhvilluar disa takime me shtetet të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					