Antonio Guterres

Antonio Guterres: Rrjetet sociale dhe ata që reklamojnë në to janë bashkëfajtorë në përhapjen e ekstremizmit dhe racizmit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, deklaroi se rrjetet sociale dhe ata që reklamojnë në to janë bashkëfajtorë në përhapjen e ekstremizmit dhe racizmit. Të shtyrë nga fitimi, ata e kthyen ekstremizmin nga margjina në rrjedhën kryesore, saktësoi Guterres. Duke përdorur algoritme që përforcojnë urrejtjen për t’i mbajtur përdoruesit të mbërthyer në ekranet e tyre, platformat e mediave sociale bëhen bashkëfajtorë në përhapjen e dhunës, siç bëjnë reklamuesit që subvencionojnë këtë model biznesi,” tha Guterres gjatë një fjalimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, raporton Tanjug. Guterres ka shprehur prej kohësh shqetësim për fuqinë që zotërojnë mediat sociale dhe ka bërë thirrje për rregullim më të mirë për të qartësuar llogaridhënien dhe për të përmirësuar transparencën. Ne e dimë se si gjuha e urrejtjes shndërrohet lehtësisht në një krim urrejtjeje, se si dhuna verbale ushqen dhunën fizike, se si diversiteti dhe kohezioni social, si dhe vlerat dhe parimet që na lidhin së bashku, minohen”, tha Guterres.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …