Mulsiu: Nga dita e parë e ardhjes në pushtet, Qeveria Kurti ka bërë diferencime politike dhe punësime familjare

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka drejtuar kritika në adresë të ekzekutivit të vendit. Ajo ka deklaruar se nga dita e parë e ardhjes në pushtet, Qeveria Kurti ka bërë diferencime politike ndaj punonjësve dhe punësime familjare. “Qeveria e Kosovës nga dita e parë e ka shfrytëzuar mundësinë në cdo moment për ti larguar njerëzit, me difirencu njerëz politikisht, me bërë presion mbi administratën publike që ata të lëshojnë vendet e punës dhe të punësojnë njerëz të vet, njerëz të afërt edhe familjarë, e aq më keq kur Qeveria e Kosovës i shfrytëzon katastrofat në vend që ti kryej këto punësime dhe këto punësime të kalojnë në heshtje. Nuk guxon që të kalon në heshtje punësimi i tezakës në këtë rast sepse ju e din që nuk është vetëm ai rast e kishim edhe vëllaun, pra disa ditësh të presidentes Bankën Qendrore, kishim një tezake tjetër në Universitet e kështu më radhë të mos flasim për bashkëshortin e saj i cili merr pagë pa punuar as një ditë dhe i shantazhon mediet” ka deklaruar për Ekonomia Online, deputetja, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …