Ministri i Mbrojtjes së Italisë ka paralajmëruar se nëse tankset ruse hyjnë në Kijevë kjo do të jetë nisja e luftës së tretë botërore

Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Krosetto ka tërhequr vërejtjen se nëse do të hyjnë tankset ruse në kryeqytetin e Ukrainës, në Kijveë, atëherë kjo do të jetë nisja e luftës së tretë botërore. Agjencia e lajmeve italiane ANSA njofton se këto deklarata ai i ka bërë pas një takimi me ministrinë e Mbrojtjes së Francës me të cilin ka biseduar për situatën në Ukrainë dhe në atë në Mesdhe. “Është e rëndësishme që ushtria e Italisë dhe Francës të bashkëpunojnë rreth të ardhmes. Ne kemi trajtuar një sërë çështjesh duke filluar nga fronti lindor dhe çfarë po ndodh në Ukrainë. Ne kemi rënë dakord që lufta e nisur nga Rusia është kërcënimi më serioz për paqen dhe stabilitetin e Evropës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Lufta e tretë botërore mund të nisë në momentin që tanket ruse të arrijnë në Kiev, dhe në këtë mënyrë edhe në kufijtë e Evropës” është cituar të ketë deklaruar ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Krosetto.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …