Italia ka nënshkruar marrëveshje me Libinë për furnizim me gaz nga ky vend i Afrikës në vlerë prej 8 miliard dollar

 Italia ka nënshkruar marrëveshje me Libinë për furnizim me gaz nga ky vend i Afrikës në vlerë prej 8 miliard dollar. Mediet italizne njoftojnë se kompania shtetërore e energjisë në Itali, ENI, ka nënshkruar një marrëveshje prej 8 miliardë dollarësh me Korporatën Kombëtare të Naftës së Libisë për të zhvilluar dy fusha libane të gazit në det të hapur, teksa vendet evropiane kërkojnë të shkurtojnë varësinë e tyre nga energjia ruse. Njoftimi i kompanisë ENI erdhi teksa kryeministrja italiane, Gjorgjia Meloni, vizitoi Afrikën e Veriut të pasur me energji. Rusia ka qenë furnizuesja më e madhe e Bashkimit Evropian me gaz natyror, duke mbuluar rreth 40 për qind të nevojave të bllokut më 2021 por pas nisjes së agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, shtetet e Evropës kanë nxituar të blejnë gaz natyror nga burime jo-ruse, duke përfshirë Afrikën e Veriut. Italia ka qenë konsumatori i dytë më i madh i gazit rus në Evropë, pas Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …