Pas dhunës dhe vrasjeve në Jerusalem, Sekretari i SHBA-ve, Antoni Blinken ka udhëtuar për në Lindjen e Mesme

Pas dhunës dhe vrasjeve mes palestinezëve dhe izraelitëve në Jerusalem, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoni Blinken ka udhëtuar për në Lindjen e Mesme. Zëri I Amerikës ka njoftuar se Departamenti i Shtetit po bën thirrje për ulje të tensioneve, ndërkohë që Sekretari i Shtetit Antony Blinken shkon të dielën në rajon. Të paktën shtatë izraelitë u vranë mbrëmjen e së premtes nga të shtënat në një sinagogë në Jeruzalemin lindor. Policia izraelite tha se sulmuesi priti derisa njerëzit të mbaronin lutjet e Shabatit dhe pastaj filloi të qëllojë me armë. Vetë sulmuesi u vra më pas në vendndodhje. Departamenti amerikan i Shtetit dënoi me forcë atë që e quajti një sulm terrorist. Duke folur me gazetarët menjëherë pasi u njoftua ngjarja, zëvendës zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, tha se sulmi ishte absolutisht i tmerrshëm dhe se angazhimi amerikan ndaj sigurisë së Izraelit vazhdon të jetë i garantuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj kritikon LVV-në: Po luhet me kohën për presidentin, jo me interesin e shtetit

Kryetari i Ramush Haradinaj ka ngritur shqetësime për, siç e quan ai, një qasje të …