Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Sipas vlerës monetare të koeficientit, të cilin e ka caktuar Qeveria e Kosovës,  pagën më të lartë në vend do ta ketë, kryetarja Vjosa Osmani. Në bazë të një përllogaritje të thjeshtë, del se zonja Osmani do të paguhet rreth 1 mijë e 890 euro. Ndërsa kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca në bazë të kësaj vlere, do të paguhen 1 mijë e 785 euro në muaj. 1 mijë e 722 do të jetë paga e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe të njëjtën pagë do ta marrin edhe ministrat. Sa i përket arsimit, një mësimdhënës i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët do ta ketë pagën 588 euro ndërsa në Shkollë të Mesme të Lartë do ta ketë pagën 609 euro. Ky koeficient i pagave që e ka caktuar Qeveria është goditje e radhës ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve e shërbyesve publikë.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …