Faton Klinaku

Faton Klinaku: Gjykata Speciale është politike, këtë e kemi thënë në vazhdimësi që nga themelimi dhe tani po shihen veprimet e saj

Gjykata e Apelit në Hagë vendosi  të ulë dënimet për tre muaj, për krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Dënimet unike do të jenë prej 4 vjetësh e tre muaj burg dhe paneli i Apelit tha se koha e qëndruar në paraburgim do t’iu llogaritet në dënim. Sekretari i OVLUÇK-së, Faton Klinaku, pas këtij vendimi ka theksuar se Gjykata Speciale është gjykatë politike. “Ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht që nga themelimi i saj, ashtu e konsiderojmë se Gjykata Speciale është gjykatë politike. Në vend se të hetohen skandalet e prokurorisë, që ju dolën nga zyrat e tyre në Hagë, gjykata vazhdon me vendim politik ndaj krerëve të OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar Faton Klinaku në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …